Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, thotë që vetëm fitoja kryen punë ndaj Barcelonës në El Clascio.
Skuadra e Zinedine Zidanes është 11 pikë pas katalunasave, por ndeshja që zhvillohet brenda shtëpisë së tyre u jep mundësinë që të afrohen.
“Sezoni është i gjatë. Jemi 11 pikë pas me një ndeshej me pak, por mbetet distancë e madhe”.
“Nëse duam ta mbajmë garën e hapur për titull dhe duhet fitore në këtë ndeshje”.
“Cristiano i meriton ato që i ka fituar. Sidomos në Ligën e Kampionëve, ai vazhdon të shënojë shumë gola”, ka thënë Kroos.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të shtunën në ora 13:00.
Orar i veçantë, por që do ta ketë vëmendjen e shumë vendeve në botë. /Telegrafi/