Real Madridi mund të mbetet gjatë verës pa dy nga lojtarët kryesor të skuadrës viteve të fundit, Toni Kroos dhe Luka Modric.
Mbretërit pritet të bëjnë një ndryshim të madh në organikën e skuadrës së tyre gjatë afatit kalimtar.
Shumë lojtarë pritet të afrohen në Santiago Bernabeu, por nuk do të mungojnë edhe largimet.
Gareth Bale, Karim Benzema dhe Isco ishin emrat më të përfolur për largim, por tani përfliten edhe dy emra tjerë.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, dyshja e mesfushës së Real Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric mund të vendosin të dy për një largim gjatë verës.
Modric ka qenë fuqishëm duke marrë parasysh një rikthim në Ligën Premier, ku luajti me Tottenhamin midis viteve 2008 dhe 2012.
Kroos gjithashtu mund të shkojë për në Angli, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara.
Manchester United thuhet që tashmë veçse ka bërë një ofertë për reprezentuesin e Gjermanisë, ndërsa për kroatin interesim kanë shprehur Arsenali dhe Milani. /Telegrafi/