Telegrafi

Krokodilin të cilin po e përkëdhelte ia kafshoi dorën, shpëtoi mirë pa i shkëputur ndonjë pjesë (Video, +16)

Vizitori i paemëruar i një rezervati krokodilësh në Bangladesh të Indisë, ka mbetur me dorë të gjakosur, derisa ishte duke e përkëdhelur një krokodil.

Përkundër paralajmërimeve, ai u afrua te pellgu dhe nisi ta prekte, duke e mllefosur reptilin, që iu kundërpërgjigj me një kafshim, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ai pësoi gërvishtje të thella në dorë, por nuk iu shkëput asnjë pjesë e dorës apo gishtave.

“Mirë ia bëre krokodil, ai e meritonte, është dashur të të linte të qetë”, ka qenë një prej komenteve që u pëlqye më së shumti. /Telegrafi/