Vizitori i paemëruar i një rezervati krokodilësh në Bangladesh të Indisë, ka mbetur me dorë të gjakosur, derisa ishte duke e përkëdhelur një krokodil.
Përkundër paralajmërimeve, ai u afrua te pellgu dhe nisi ta prekte, duke e mllefosur reptilin, që iu kundërpërgjigj me një kafshim, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, ai pësoi gërvishtje të thella në dorë, por nuk iu shkëput asnjë pjesë e dorës apo gishtave.
“Mirë ia bëre krokodil, ai e meritonte, është dashur të të linte të qetë”, ka qenë një prej komenteve që u pëlqye më së shumti. /Telegrafi/
https://youtu.be/GR6kxlpVoi8