Telegrafi

Kroati dhe gjermani në vend të Sanchezit e Ozilit te Arsenali

Arsenali po frikësohet se do të humbas shërbimet e Alexis Sanchezit dhe Mesut Ozilit pasi këta të dy nuk po pranojnë të vazhdojnë kontratën me klubin londinez.

Te dy futbollistët kanë kërkuar pagë javore prej 200 mijë funtesh, ku londinezët nuk po pranojnë kushtet e futbollistëve.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Arsenalit

Trajneri francez do të mundohet të zëvendësojë dyshen përmes dyshes së Borussia Dortmundit, Marco Reusit kroatit 18-vjeçar Christian Pulisicit, transmeton Telegrafi.

“Për Pulisicin tashmë kemi oferta nga Anglia dhe Gjermania”, pohuan burime brenda klubit të Dortmundit, ndërsa Reus ka vite që lidhet me transferimin në Emirates.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Kujtojnë se Pulisic, futbollisti me prejardhje kroate, mund të zgjedhin në mes të Kroacisë dhe SHBA-së. /Telegrafi/