Kujtim Shala ka qenë i pranishëm mbrëmë në stadiumin ‘Maksimir’ në Kroaci për të parë nga afër ndeshjen Kroaci – Kosovë.
Vetëm dy vite ishte pjesë e Dinamo Zagrebit, por kaq ka mjaftuar që Kujtim Shala të futet thellë në zemrat e tifozëve kroat.
53-vjeçari zhvilloi 45 ndeshje me gjigantin kroat duke shënuar 16 gola, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme tifozët atij i kanë bërë një befasi të madhe.
Kroatët kënduan në kor emrin e legjendës së futbollit kosovar Kujtim Shala për disa minuta, ndërsa prizrenasi u afrua dhe bëri edhe foto me ta.
Shala në fund mori një Transparent nga tifozët e zjarrtë të Dinamo Zagreb, Bad Blu Boys.
‘BBB me Shalën’, shkruhej në transparentin e marrë nga Kujtim Shala.
Ka qenë ish-lojtari që e ka publikuar një video tejet emocionuese ku dëgjohen tifozët vendas duke e thirrur emrin e tij. “Pa koment”, ka qenë shkrimi i Shalës në Facebook. /Telegrafi/