Telegrafi

Kroacia zbulon listën e lojtarëve për Kosovën (Foto)

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Ante Cacic ka zbuluar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës.

Kroacia do të përballet me 6 tetor në Shkodër me Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa pas tri ditëve do ta presë Finlandën.

Ndërkohë trajneri Ante Cacic ka grumbulluar 21 futbollistë për këto dy takime.

Në listën e Kroacisë janë emra të mëdhenj të futbollit evropian si Luka Modric, Ivan Rakitic apo Mario Mandzukic.

Në këtë listë Kroacia ka grumbulluar vetëm dy futbollistë nga kampionati vendas dhe ata janë portieri Lovre Kalinic që luan tek Hajduku i Splitit dhe Josip Pivaric nga Dinamo Zagreb. /Telegrafi/