Telegrafi

Kroacia vazhdon bllokimin e Serbisë në BE

Holanda, e cila kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, as sot, e mërkurë, nuk e ka vënë në rend dite hapjen e kapitullit 23 të negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së.

Arsye për këtë, njofton gazeta Veçernje Novosti nga Beogradi, është se Kroacia këmbëngul në kërkesat e veta ndaj Serbisë dhe vazhdon bllokimin e këtij shteti në rrugën për në BE, transmeton Koha.net.

Kroacia kërkon që të suspendohet juridiksioni rajonal i Serbisë në procedimin e krimeve të luftës si dhe do më shumë të drejta për minoritetin e vet kroat.

Zagrebi tash e dy muaj nuk po e lejon hapjen këtij kapitulli.