Telegrafi

Kroacia nuk e ekstradon Ismail Morinën “Ballistin” në Serbi

Ministria kroate e Drejtësisë ka konfirmuar se nuk do ta ekstradojë tifozin shqiptar Ismail Morina në Serbi.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Siç njofton REL, vendimin për mos-ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviq.