Lojtari i Kombëtares së Kroacisë, Nikola Vlasic do të largohet nga kampi i kombëtares dhe do të humbasë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian në Gjermani për shkak të një dëmtimi muskulor.
Federata Kroate e Futbollit ka njoftuar se 26-vjeçari ka humbur pjesën tjetër të Euro 2024 shkaku i lëndimit.
“Vlasic ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe sot iu nënshtrua një ekzaminimi me rezonancë magnetike me doktorin Sasha Jankoviq, i cili zbuloi një këputje të lehtë të muskujve”.
“Trajneri Zlatko Dalic, në marrëveshje me Vlasicin dhe shërbimin mjekësor, ka marrë vendim që Nikola të largohet nga kampi i Kombëtares, pasi lëndimi i tij nuk e lejon të garojë për ndeshjet e Euros”, thuhet në njoftimin zyrtar të HNS.
#Croatia international Nikola Vlašić will leave the national team basecamp and miss the rest of the #EURO2024 due to a muscle injury.
“Nikola invested a lot of effort to help the team at the EURO 2024, and he is an integral part of the squad. Unfortunately, this second injury… pic.twitter.com/E9uiA8GdL3
— HNS (@HNS_CFF) June 18, 2024
Ndryshe, 26-vjeçari i Torinos nuk luajti në fitoren 3-0 ë miqësoren përgatitore kundër Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndaj Portugalisë në Lisbonë (2-1) fitoi 15 minutat e fundit.
Në ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Spanjës, kur Kroacia pësoi një humbje të rëndë (3-0), ai gjithashtu nuk luajti.
Pra, Dalic nuk do të mund të llogarisë tek ai në ndeshjet e fazës së grupeve me Shqipërinë (e mërkurë, 15:00) dhe Italinë (e hënë, 21:00).
Vlasic ka luajtur deri tani 56 ndeshje për Kroacinë, në të cilat shënoi tetë dhe asistoi tre herë. Në Kupën e Botës “Katar 2022”, ai luajti në gjashtë nga shtatë ndeshjet. /Telegrafi/