Në zonën e rajonit të Vukovarit, policia ka arrestuar sot tetë të dyshuar për krime lufte kundër kroatëve gjatë vitit 1991 në Ovçar.
Kryetari i asaj komune, Dushan Jeckov, deklaroi për Radio Borovo se policia solli tetë persona nga Negoslavci në Osijek dhe se ata ishin kryesisht njerëz të cilët ishin të punësuar gjatë luftës në Vupik.
Zëdhënësi i MUP-it, Marina Mandiq konfirmoi për agjencinë se policia po kryen veprimet e fundit të hetimit penal për ata, siç deklaroi ajo, krime lufte, i cili përfshinte disa persona, raporton b92.
Ajo shtoi se në atë rast, ishin përfshirë disa persona nga zona e Qarkut të Vukovarit.
Ministria e Brendshme thotë se ata do të jenë në gjendje të “japin më shumë informacion për publikun pas përfundimit të të gjitha veprimeve”. /Telegrafi/