Site icon Telegrafi

Krkic tregon se u largua për shkak të Guardiolës nga Barcelona dhe Ibrahimovic ishte shoku i tij më i mirë

Ish-futbollisti i Barcelonës, Bojan Krkic ka folur për ish-sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, në një dokumentar në Rakuten TV.

Krkic theksoi se kishte një marrëdhënie fantastike me Ibrahimovic, i cili premtoi se do ta mbronte gjatë qëndrimit të tij në stadiumin Camp Nou.

“Më besoni, Ibrahimovic ka një zemër më të madhe se trupi i tij. Më thirri dhe ndërsa i afrohesha ai bëhej gjithnjë e më i madh. Më bëri të ulem pranë tij në zhveshtore dhe më pas më tha: Mos u shqetëso, ndërsa unë jam këtu, unë do t’ju mbroj. E them seriozisht”, kujton fillimisht Krkic.

“Ai është një figurë e madhe mediatike dhe një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, por edhe një person me ndjeshmëri të jashtëzakonshme, të cilën e tregoi atë ditë në zhveshtore dhe gjatë sezonit tonë të përbashkët në Barcelonë”.

Spanjolli shtoi se arsyeja kryesore e largimit të tij nga Barcelona është Pep Guardiola, me të cilin nuk ka folur që nga finalja e Ligës së Kampionëve.

“Guardiola është arsyeja pse shkova te Roma. Nuk kam folur me të që nga finalja e Ligës së Kampionëve”.

Lexo po ashtu “Messi nuk është shembulli për t’u ndjekur, Joselu është”, Bojan Krkic befason me deklaratën e fundit

“Më lëndoi shumë që nuk luajta atëherë. Dhe nuk ishte hera e parë që ai luajti me mua. Ai ishte i padrejtë me mua”, përfundoi spanjolli.

Përveç Krikci, edhe Ibrahimiovic, i cili mbërriti në Barcelonë në verën e vitit 2009, u largua nga Cam Nou pas vetëm një sezoni për shkak të mosmarrëveshjeve me Guardiolën dhe të dy janë ende në një luftë verbale edhe sot. /Telegrafi/

Exit mobile version