Një burrë i armatosur me thikë, aktualisht po mban peng punonjësit e një pompe të derivateve në Bristol të Anglisë.
Ai aktualisht gjendet në dyqanin e pompës, derisa punonjësit nuk janë të lënduar, sepse menjëherë janë futur në një hapësirë të sigurtë brenda objektit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse burri me thikë gjenden në dyqanin e pompës.
Pjesëtarë të shumtë të policisë së armatosur deri në dhëmbë dhe negociuesi po mundohen ta vënë nën kontroll situatën. /Telegrafi/