Ka kaluar vetëm një muaj nga përfundimi i“Big Brother Albania 8”, kur çifti më i komentuar i lojës Xhensila-Fatjon deklaruan se janë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Por duket se në jetën reale ata po përballen me të tjera kontradikta, që mund ta ketë çuar lidhjen në një krizë tani që po e provojnë në jetën reale edhe me bashkëjetesë.
Pasi Xhensila deklaroi pak ditë më parë për mediat se Fatjoni po shfaq shenja të forta xhelozie, duket se punët mes tyre nuk po shkojnë aq vaj. Edhe pse janë shfaqur si një çift i lumtur në emisionet televizive ku kanë qenë të ftuar, në Kosovë, Maqedoni apo Mal i Zi, miq të tyre thonë se ata sërish kanë kontradikta dhe mospërputhje ashtu si në shtëpinë e vëzhguar. Por ndoshta një nga arsyet e krizës mes tyre, vetëm një muaj pas përfundimit të lojës, është natyra prej lojtareje e Xhensilës, që reflekton të njëjtën sjellje që bënte në shtëpi. Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale, gjatë një udhëtimi ku në makinë kishte Vesel Kurtishajn, fituesin nga Prizreni të “BB8”, transmeton panorama.al.
Fansat janë çuditur që në makinën e saj mungonte Fatjoni, kur dihet se çfarë mendimi ka ai për Veselin, të cilin e konsideroi armikun e tij edhe pasi loja përfundoi. Pa dyshim që një pasagjer si Veseli në makinën e të dashurës së tij nuk do i pëlqente aspak Fatjonit. Të gjithë e kujtojmë konfliktin e Fatjonit me Xhensilën në shtëpi, për shkak të puthjes së saj me djalin nga Kosova, e cila në fund të fundit u konsiderua si pabesi e lojtarit nga Kosova ndaj lojtarit nga Skrapari.
Ky udhëtim për qejf i Xhensilës me Veselin ka ndodhur pas një tjetër udhëtimi romantik të saj me Fatjonin në Drilon, ku kishin realizuar shumë foto duke u puthur pranë liqenit. Këtë periudhë pas lojës ata e shfrytëzuan për të njohur më shumë njëri-tjetrin duke qëndruar jashtë Tiranës. Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Fatjoni për afrimin e saj edhe një herë me Veselin, i cili nga ana e tij nuk po shihet më të dalë me Tean.
Edhe pse Fatjoni dhe Xhensila kanë deklaruar për mediat se së shpejti do të hapin një biznes veshjesh së bashku, një projekt jashtë Shqipërie i Xhensilës këtë verë do u krijojë distancë nga njëri-tjetri. Le të shohim nëse do e menaxhojnë largësinë, apo nëse kjo krizë do të thellohet më shumë në vazhdim mes dy 26- vjeçarëve biznesmenë.