Lidhja e tyre nisi befasishëm dhe u konsolidua shpejtë.
Në pak muaj si çifti më i ri i shoubizit shqiptar, Tuna Sejdi dhe Patris Berisha u bënë edhe prindër, me ardhjen në jetë të Tian.
E duket se po aq shpejt, tek çifti po ka zhvillime të reja që kanë shqetësuar fansat.
Burime të Prive.al, tash e disa ditë bëjnë të ditur se raportet mes Tunës dhe Patrisit nuk janë në pikën më të mirë të mundshme.
Sidoqoftë, çdo gjë ishte në kuadrin e thashethemeve të pakonfirmuara deri në lëvizjet e fundit të Tunës, e cila ka vulosur dyshimet.
Këngëtarja e ka fshirë dhe nuk e ndjek më Patrisin në profilin e saj teksa të njejtën e ka bërë edhe në llogarinë e Tianit, të cilën e mban vetë.
As aty, Patrisi nuk është ‘following’ dhe fotot e djalit tash e disa kohë janë ose vetëm ose me Tunën. Në një prej tyre të postuar së fundmi, Tuna ka prerë Patrisin duke e lënë në fokus vetëm Tianin.
Në ndërkohë, vetë Berisha nuk ka reflektuar sjellje të tillë të çuditshme. Ai vazhdon ta mbajë akoma Tunën në listën e miqve që ndjek, duke lënë të kuptohet se në fakt, e pakënaqura në këtë mesele është këngëtarja.
Ndryshe, paraqitja e fundit e përbashkët e çiftit ka qenë para rreth dy javësh.
Mbetet të shihet me kohën se çfarë realisht është duke ndodhur me çiftin. Të jetë kjo një krizë që do tejkalohet shpejtë? /Prive.al/