Site icon Telegrafi

Krizë e pengmarrjes në Shën Petersburg, burri i mban të mbyllur në apartament gjashtë fëmijë – i dehur mban në dorë sëpatën

Një burrë i armatosur po mban peng gjashtë fëmijë në një apartament në periferi të Shën Petersburgut në Rusi.

Forcat e rendit kanë bërë të ditur se sulmuesi është i dehur dhe i armatosur me sëpatë, transmeton Telegrafi.

Në vend të ngjarjes kanë dalë një numër i madh i policëve, të cilët kanë pranuar se sulmuesi nuk po e hap derën dhe nuk po i përgjigjet telefonatave.

Në anën tjetër gruaja e tij ishte ajo që i ka telefonuar policisë, pasi nuk kishte mundur të futet në apartament.

E pjesëtarët e policisë janë duke negociuar me burrin e armatosur, por deri më tani nuk ka dhënë ndonjë kërkesë konkrete. /Telegrafi/

Exit mobile version