Site icon Telegrafi

Kriza te Milani s’ka të ndalur, kërkohet anulimi i rinovimit të Donnarummas

Agjenti i portierit të Milanit, Gigio Donnarumma, besohet se ka kërkuar anulimin e rinovimit të kontratës të nënshrkuar nga vet portieri gjatë verës.

Sipas Il Corriere dello Sport, agjenti ka kërkuar anulimin e kontratës për shkak të “abuzimit moral” që ka pësuar Donnarumma.

Baza e kërkesës së super agjentit nuk është e kuptueshme, por qëllimi gjithsesi që po.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milanit

Gazeta sqaron se edhe vet portieri adoleshent ja ka dërguar një letër kryesisë së Milanit duke pohuar se ai ka qenë subjekt i presionit psikologjik.

Donnarumma u bë kryetemë e gazetave kur tha se nuk do të rinovojë me Milanin, para se të thyente fjalën e vet dhe të agjentit, për të nënshkruar.

Il Corriere shton se PSG dhe Reali kanë interesim konkret për yllin e ri dhe kjo ka ndikuar që Raiola të shikojë mundësinë për anulimin e rinovimit.

Kjo vetëm sa thellon situatën e rënduar te Milani që është larg prej formës më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version