Site icon Telegrafi

Kriza energjetike pamundëson funksionimin e kompanive në Maqedoni, Dhoma e Tregtisë kërkon ndihmë nga qeveria

Bizneset janë gati pranë dështimit sepse kriza energjetike ka pamundësuar funksionimin normal të tyre.

Nuk i durojnë dot faturat e larta të energjisë elektrike.

Ata kërkojnë nga Qeveria që t’i ndihmojë urgjentisht, në të kundërtën do të duhet të vendosin çelësin në derë, ndërsa punëtorët do të mbeten në rrugë.

Aktualisht, sipas Dhomës së Tregtisë, problemi më i madh për vendin është çmimi i energjisë elektrike.

“Para meje kam të dhëna specifike për faturën e energjisë elektrike të një kompanie që është anëtare e Dhomës. Edhe pse në korrik të këtij viti kompania ka shfrytëzuar më pak energji elektrike se korriku i vitit të kaluar, fatura e saj e energjisë elektrike këtë vit është pothuajse gjashtë herë më e lartë se në korrik të vitit të kaluar. Vitin e kaluar për korrikun ajo ka paguar rreth një milion denarë, ndërsa këtë vit për korrik gjithsej gjashtë milionë denarë. Cili sektor i biznesit do ta durojë këtë dhe për sa kohë?”, tha nënkryetari i Odës, Zoran Jovanovski.

Sipas Jovanovskit,shteti duhet të mendoj për rritjen e prodhimit vendas, blerjen e qymyrit dhe karburantit për TC Negotinë, Teto të vihet në funksion gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të prodhimit nëse Rusia apo Bullgaria ndalojnë valvulën e furnizimit të gazit, por edhe të thjeshtohen procedurat e instalimit për fotovoltaikëve.

Aktualisht, sipas Jovanovskit, 45 megavat fotovoltaikë të instaluar presin për kyçje në rrjetin e EVN-së.

“Qeveria duhet të pranojë sa më shpejt propozimet e Dhomës. Duhet një reagim i menjëhershëm sepse koha po kalon dhe rreziqet po shtohen”, tha Jovanovski.

Qeveria nuk është përgjigjur, nëse dhe çfarë ndihme është e gatshme t’u japë, as pse nuk janë reduktuar procedurat për investimin në fotovoltaikë.

Paketa e mundshme e masave për krizën energjetike do të vendoset të enjten.

Exit mobile version