Telegrafi

Kriza e moshës, meshkujt blejnë vetura sportive – femrat preferojnë SUV

Kur është fjala për krizën e moshës së mesme, psikologët e ndryshëm këtë “gjendje” e përshkruajnë krejtësisht ndryshe – nga puberteti i dytë, mosha e marrëzisë deri te vetëdijesimi i natyrshëm rreth zbrazëtisë së jetës dhe qëllimeve të parealizuara. Por, çfarë ndodh kur bëhet fjalë për vetura?

Sipas hulumtimit të kryer nga agjencia “Ipsos Public Affairs” në një anketë prej 1.005 të anketuarve për kompaninë CarMax, çdo i katërti person i goditur nga kriza e moshës së mesme do të blinte një veturë të re dhe atë 30 për qind e meshkujve dhe 21 për qind e femrave.

Kur është fjala për ngjyrën e veturave, edhe pse gjëja e parë që ne mendojmë është, shembull, një Ferrari i kuq, 20 për qind e meshkujve zgjodhën ngjyrën e zezë, ndërsa 19 për qind e të anketuarve (meshkuj dhe femra) zgjodhën ngjyrën hiri ose metalike, ndërsa ngjyrën blu dhe gështenjë e kanë zgjedhur 17 për qind e tyre.

Gjithashtu ka edhe dallime kur është fjala për tipin e veturës – 24 për qind e meshkujve kanë zgjedhur veturë sportive, ndërsa 19 për qind e femrave kanë favorizuar tipin e veturave SUV.

Nga këto modele sportive, meshkujt më shpesh kanë përmendur Chevrolet Corvette dhe Ford Mustang. /Koha/Telegrafi/