Site icon Telegrafi

“Kriza e futbollit spanjoll”: Asnjë gjysmë finalistë i Ligës së Kampionëve për herë të parë në 13 vitet e fundit

Sezoni 2019/20 shënon herën e parë në 13 sezone që nuk do të ketë një klub spanjollë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, një statistikë e cila ka bërë që njerëzit të besojnë se mbizotërimi i futbollit spanjoll në Evropë po venitet.

Sezoni 2006/2007 ishte i fundit pa përfaqësuesit e La Ligas, pasi Milani, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Chelsea luftuan atë sezon për trofeun elitar evropian.

Dhjetë sezonet në mes panë shtatë trofe të Ligës së Kampionëve për skuadrat spanjolle, të cilat përfshinin tre për Barcelonën dhe katër për Real Madridi, si dhe Atletico Madridi mori pjesë në dy finale.

Lexo po ashtu Gjysmëfinale pa Messin ose Ronaldon për herë të parë pas 15 vitesh

Ekipet e tjera spanjolle gjithashtu kanë treguar sukses në këtë garë, me Villarreal, Sevilla dhe Malaga që të gjitha kaluan në çerekfinale në 15 vitet e fundit.

Sezonin e kaluar Reali dhe Atletico u eliminuan në fazën e 1/8tës, ku Barcelona ishte skuadra e vetme që kaloi në gjysmëfinale, një arritje shumë inferiore ndaj viteve të kaluara për futbollin spanjoll.

Rritja e futbollit gjerman

Nga ana tjetër, futbolli gjerman ka dy përfaqësues në gjysmëfinale, Bayernin dhe RB Leipzig, shoqëruar me tre trajnerë gjermanë.

Thomas Tuchel (Paris Saint-Germain), Julian Nagelsmann (RB Leipzig) dhe Hansi Flick (Bayern Munich) janë emrat që faktojnë përmirësimin e Bundesligas. /Telegrafi/

Exit mobile version