Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah ka shkruar sot për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
Judah në një postim në Twitter shkruan se kriza duket sikur ka mbaruar deri herën tjetër.
“Barrikadat në veri të Kosovës po largohen, kufiri në Merdar u hap sërish dhe ish-polici Dejan Pantiq kaloi në arrest shtëpiak. Kriza duket sikur ka mbaruar…deri herën tjetër.
Pyetja tani është nëse faza e vazhdueshme të shuarjes së zjarrit ka përfunduar dhe nëse Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mund t’i bëjnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të lëvizin drejt një marrëveshjeje normalizimi, e cila do të ishte e mirë për të gjithë ata që jetojnë në rajon.
Kjo krizë ishte më e rrezikshmja në vite, me shumë potencial për të shpërthyer në dhunë”, shkruan Judah. /Telegrafi/
Barricades in north #Kosovo coming down, the border at Merdare open again and former policeman Dejan Pantic moved to house arrest. The crisis looks likes it is all over…until the next time.
— Tim Judah (@timjudah1) December 29, 2022