Site icon Telegrafi

Kriza drejt thellimit të mëtejmë, Rusia ‘në prag të largimit të diplomatëve britanikë’

Russian Foreign Minister Sergey Lavrov, delivers a speech during the High-Level Segment and third day of the 37th session of the Human Rights Council, at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, Wednesday, Feb. 28, 2018. (Martial Trezzini/Keystone via AP)

Rusia po planifikon të dëbojë së shpejti diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë ministri i jashtëm i vendit në një intervistë për mediat ruse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kur u pyet nëse vendi do të dëbonte diplomatët britanikë, Sergei Lavrov ka thënë ‘definitivisht’. Ai shtoi se do të ndodhë “së shpejti”.

Lexo po ashtu Përgjigje ndaj helmimit të spiunit, Britania dëbon 23 diplomatë rusë - ata kanë vetëm një javë kohë për t'u larguar

Ai ka shtuar se akuzat kundër Rusisë janë ‘të çmendura’ duke e akuzuar Britaninë për refuzim për të bashkëpunuar mbi helmimin në Salisbury.

Ai shtoi se zyrtarët britanikë do të jenë të parët që do të kuptojnë për reagimin e Rusisë ndaj krizës së thelluar.

Britania dëboi 23 diplomatët rusë pas helmimit me agjent nervor të një ish-spiuni, dhe pezulloi kontakte të nivelit të lartë, duke përfshirë edhe për Kupën e Botës.

Ish-spiuni Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia, 33, u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në qytetin e Salisbury më 4 mars dhe mbeten në spital në një gjendje kritike. /Telegrafi/

Exit mobile version