Site icon Telegrafi

Krivokapiq shpalos programin qeverisës dhe përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të marrë pjesë në seancën parlamentare, në të cilën mandatari Zdravko Krivokapiq do të prezantojë ekspozenë dhe përbërjen e qeverisë së re.

Është paralajmëruar se seanca që do të fillojë sot, për shkak të interesimit të numrit të madh të deputetëve për të debatuar, do të zgjasë të paktën dy ose tri ditë, transmeton Telegrafi.

Në ekspoze, Krivokapiq ka theksuar se prioritet i qeverisë së re do të jetë ekonomia, lufta kundër COVID-19 dhe sundimi i ligjit.

“Do të mundohemi të shohim atë që është më e mira, të veprojmë me qëllime të mira, në mënyrë që rezultatet do të qonin deri te një zgjidhje që të gjithë ne do të na siguronte prosperitet, përparim të dukshëm dhe cilësi të jetës sipas standardeve evropiane”, ka shtuar Krivokapiq. /Telegrafi/

 

Exit mobile version