Telegrafi

Krivokapiq: Përmirësimi i punës së qeverisë ose zgjedhje në muajin maj

Situata politike në Mal të Zi është e trazuar. Kjo turbullirë është rezultat i shumë liderëve të caktuar politikë që mendojnë se e gjithë bota varet prej tyre, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq.

“Qeveria e pakicës shprehu pikëpamjet e saj, të cilat u shprehën pikërisht nga Stevan Gjakoviq, Drago Gjuroviq dhe Darko Pajoviq”, tha kryeministri malazez.

“Tash po shfaqen grupe të caktuara që gjithmonë kanë promovuar veten e tyre dhe të paktën këtë qeveri”, tha Krivokapiq.

Lexo po ashtu Abazoviq: Ne duam një qeveri të pakicës

Ai shtoi se “maskat duhet të bien. Do të bien deri më 1 mars dhe do ta shihni se kush është kush”, tha kryeministri. Krivokapiq duke theksuar se Mali i Zi është në telashe për shkak të liderëve politikë që nuk do të marrin përgjegjësi.

Ai po ashtu tha se ka dy zgjidhje të natyrshme – përmirësimi i punës së Qeverisë, dhe më sinqerisht, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maj me zgjedhjet lokale “Por jo se dikush fshihet pas një liste, por në lista të hapura”.

I pyetur nëse do ta përshpejtonte procesin e formimit të partisë, ai u përgjigj se nuk po mendonte fare për këtë. Konferenca për shtyp e kryeministrit u organizua në Qendrën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi. /Telegrafi/