Telegrafi

Kritikoi Ledina Çelon për veshje, por tani Gresa Behluli vesh të njëjtin fustan si ajo (Foto)

Këngëtarja Ledina Çelo u rikthye vitin e kaluar në Shqipëri për të prezantuar edicionin e 55-të të Festivalit të RTSH-së, i cili u cilësua nga taksapaguesit shqiptarë si ‘skandal’ për organizimin e tij të dobët.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë edhe për Ledinën! Eleganca dhe hijeshia e saj në trup u ‘shua’ në një prej netëve ku ajo u shfaq më e ekspozuar se asnjëherë tjetër, me një fustan të zi dhe transparent, i cili nxirrte në pah të gjitha pjesët intime.

Kjo veshje, nuk la pa u komentuar për të keq nga syri i kritikëve të modës, por një gjë të tillë e bënë edhe këngëtarët, më konkretisht koleget e saj.

Ishte këngëtarja kosovare Gresa Behluli ajo, e cila publikoi një fotografi të Ledinës me fustanin transparent në Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruante “Turp”, drejtuar këngëtares shqiptare.

Lexo po ashtu Gresa Behluli, Ledina Çelos: Turp (Foto)

Megjithatë, Ledina zgjodhi heshtjen si rrugën më të mirë për të mos reaguar fare ndaj këtyre kritikave, ndoshta pak të tepërta.

Ndërkohë Gresa është shumë aktive në muzikë, përveç koncerteve ajo është duke përgatitur edhe këngën e saj më të re, të cilën do ta sjell në duet me nënën e saj, transmeton Telegrafi.

Ajo është shumë e kujdesshme dhe zgjedh gjithnjë paraqitjen e duhur për të dalë para fansave.

Së fundmi, Gresa ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një fustan të gjatë, ngjyrë të bardhë e plot shkëlqim, ndërsa i hapur pak tek pjesa e këmbëve, i cili duket se i rri për bukuri.

Por këtë pamje duket se e kemi parë edhe më herët diku…

Një fustan të tillë, gati të njëjtë e kishte veshur Ledina Çelo gjatë performancës së saj në “Kënga Magjike” në vitin 2013, edicion në të cilin u rendit e dyta me këngën “Gaboja”.

Ndoshta Gresa nuk e ka vënë re që ka veshur gati të njëjtin fustan me atë që dikur e kritikonte për veshje, mirëpo sido që të jetë kjo gjë ra keq në syrin e fansave dhe të kritikëve. /Telegrafi/

Gresa Behluli – 2017

 

Ledina Çelo – Kënga Magjike 2013