Telegrafi

Kritikoi Danjelin, tani e ka zili. Lupçe: Të ishim martuar edhe ne!

Martesa e Danjelit dhe e Fotinisë pak javë më parë në shtëpinë e Big Brother nuk mund të harrohet lehtë nga Lupçe.

Ai ka rinisur të flasë për të së bashku me Katerinën, por edhe me Fotininë.

“Ata e përmendën një ditë më parë, do e përmendin edhe në finale”, thotë Lupçe.

Ndërsa më pas, Lupçe i thotë Katerinës: “A moj Katerinë, të ishim martuar edhe ne në këtë Big Brother”, thotë Lupçe.

“Nuk dua të ja di fare unë, nuk më intereson hiç”, thotë Fiorentina.