Site icon Telegrafi

Kritikohet vizita e OEK-ut në Serbi

Serbia vazhdon të vendosë barriera tarifore e jotarifore për prodhimet kosovare, ndërkohë që mallrat e Serbisë hyjnë në Kosovë pa asnjë problem, shkruan sot Koha Ditore.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se Kosova më së shumti importon mallra të prodhuara në Serbi, ndërkohë që eksporti mbetet minimal.

Përkundër këtyre numrave të disfavorëshëm, një delegacion i Odës Ekonomike të Kosovës ka qëndruar në një vizitë në Serbi, në të cilën është zotuar thellimi edhe më i madh i bashkëpunimit, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë që në komunikatën për media të Odës Ekonomike të Kosovës nuk është cekur në asnjë vend nëse është ngritur halli i bizneseve të Kosovës që kanë gjatë eksportit të mallrave të tyre në Serbi dhe përmes Serbinë për në vendet e BE-së. /Telegrafi/

Exit mobile version