Shoqata ”Arsena” që verpon në qytetin e Gjevgjelisë, ka reaguar ndaj njoftimeve të komunës së Gjevgjelisë për ndërtimin e një ujësjellësi të ri për qytetin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Një kohë të gjatë, shoqata ka paralajmëruar se uji i qytetit është i ndotur, ndërkaq konkursin për ujësjellësin e ri e konsiderojnë një marketing zgjedhor të kryetarit të kësaj komune, Ivan Frangov.
Sipas ”Arsena”, kjo është hera e katërt me radhë që në media njoftohet për tenderin në fjalë, kurse kësaj radhe njoftimi bëhet një ditë pas paralajmërimeve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Më tej, shoqata thotë se me këtë konkurs, komuna e ka pranuar se uji i qytetit është i kontaminuar me arsen, një problem që komuna e ka injoruar./Telegrafi/