Telegrafi

Kritikohet Granit Xhaka, me çorape të kuqe në diskotekë (Foto)

Arsenal i është rikthyer fitoreve në kampionatin elitar të Ligës Premier. 

Kontribut të madh në këtë fitore ndaj Newcastle Unitedit edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Ky i fundit ka përzgjedhur që këtë triumf ta festojë me bashkëshorten Leonita Lekajn.

Bukuroshja shqiptare dhe futbollisti kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale.

Graniti shihet i veshur me një xhemper ngjyrë të kuqe ndërsa ajo që bie në sy janë çorapet e futbollistit, të cilat kanë ngjyrë të kuqe.

Kjo ka bërë që të merr kritika prej fansave, të cilëve nuk u ka pëlqyer mënyra e veshjes së Xhakës.

Ndryshe, dyshja tashmë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, të cilën e kanë bërë gjatë ceremonie private. /Telegrafi/