Gjiko dhe Elita Rudi u martuan në një ceremoni martesore private me miq dhe familjarë.
Por, dasma përkundër prezencës së ndaluar të mediave, arriti të përfolet shumë pasi ishin vet yjet që publikuan pamjet nga ceremonia.
Prezent ishte edhe këngëtari Meda me bashkëshorten e tij Lulen, ku kjo e fundit rrëmbeu vëmendjen e bashkëshortit.
Ajo u shfaq me një fustan të kuq gjysmëtransparent, duke bërë që t’i vërehen linjat trupore dhe sutjenat.
Kjo veshje e Lules është komentuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Kujtojmë që kohë më parë u spekulua për një krisje mes çiftit, madje pati edhe thashetheme se ata janë ndarë.
Megjithatë, Meda dhe bashkëshortja e tij i hodhën poshtë këto zëra duke thënë se gjithçka është në rregull në familjen e tyre. /Telegrafi/