Telegrafi

Kritika të mëdha ndaj OKB-s, u dërgoi fëmijëve në Gaza lodra që duken në formë ushqimi

OKB është kritikuar në mesin e shumë palestinezëve se u ka dërguar fëmijëve në Gaza lodra që ishin në formën e një vakti ushqimi.

Fotografia e cila tregonte këtë, ka bërë xhiron në internet e sidomos në mesin e palestinezëve të shumtë në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.

Disa prej tyre madje thanë se në vend që organizata të çonte ushqim për fëmijët atje, OKB u dërgoi lodra në formë ushqimi.

Me ditë të tëra OKB ka dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës, rajoni i bllokuar palestinez që po bombardohet nga forcat izraelite pas sulmit të 7 tetorit.

Megjithatë, kamionët me ndihma humanitare nuk mund të hyjnë aq lehtë në Gaza pa lejen e autoriteteve izraelite dhe egjiptiane të cilët kontrollojnë kufijtë.

Gjatë ditëve të armëpushimit, në marrëveshjen e të dyja palëve ishte futja e 100 kamionëve në ditë me ndihma. /Telegrafi/