Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, ka vazhduar me kritikat ndaj Maqedonisë, për shkak të krizës politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me rastin e 20 vjetorit të bashkëpunimit Maqedoni-BE, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Orav tha që të mos kursehen fjalët për kritika ndaj situatave në Maqedoni të cilat e rrezikojnë të ardhmen evropiane të saj. Ai u ka rikujtuar të pranishmive se Maqedonia ishte e para në Ballkanin Perëndimor për anëtarësim në BE.
Orav a ka përmendur si çështje të hapura, vendimin e kryetarit Ivanov për falje, kushtet për punë të PSP-së, pavarësinë e gjykatave dhe lirinë e mediave.
Për zv. ministrin e integrimeve, Arbër Ademi, integrimet evropiane mbeten qëllimi krysor i Maqedonisë dhe se nuk ka alternativë tjetër, përpos zgjedhjeve të drejta, të besueshme dhe rezultat i pranuar, institucione demokratike dhe zbatim të reformave.
Akademiku Vllado kambovski u tha elitave politike se përkrahja e madhe e popullatës për hyrje në BE, nuk është vetëm një dëshirë e tyre për standarde më të larta jetësore, ndërkaq ambasadori Baily, rikujtoi se BE-ja dhe SHBA-të bashkëpunojnë tashmë 20 vite në Ballkan, duke ndihmuar Maqedoninë në rrugën drejt BE-së./Telegrafi/