Telegrafi

Kristjan Asllani thotë se ishte e vështirë të gjenin hapësira ndaj Ishujve Faroe

Mesfushori Kristjan Asllani ka dhënë një prononcim të shkurtër për media pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe.

Ai u shpreh se kundërshtari ishte i mbyllur shumë dhe nuk lejoi hapësira, ndërsa shtoi se për atë nuk ndryshon asgjë nëse luan përkrah Ramadanit apo Bares.

“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull. Përshtatja me Baren? Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë”.

Lexo po ashtu Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit

“Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por është e vështirë të vertikalizosh”, u shpreh Asllani.

Asllani ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të Shqipërisë jo vetëm në ndeshjen e sotme por në përgjithësi gjatë këtij cikli kualifikues, duke luajtur një rol vital në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024./Telegrafi/