Shqipëria po luan si mysafir i Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë në fillimin e pjesës së dytë kanë gjetur golin.
Pas një pjesë të parë pa gola, Shqipëria kishte më shumë rast, por nuk ia arriti të shënojë.
Me të filluar pjesa e dytë, një aksion shumë i bukur i Shqipërisë solli golin.
Nedim Bajrami u fut në zonë, pasoi te Indrit Tuci, i cili me një pasim të saktë jashtë zone gjeti Kristjan Asllanin, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.
GOOOAAL K. Asllani ⚽️
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) October 14, 2024
Shqipëria kishte humbur ndeshjen e parë të zhvilluar në Tiranë me gjeorgjianët. /Telegrafi/