Përvoja e Kristen Stewart gjatë veshjes së një kopje pothuajse identike të fustanit ikonik të nusërisë së Princeshë Dianës nuk ishte aq emocionuese sa mund të shpresohej.
“Veshja e fustanit ishte një ditë drithëruese”, tha aktorja, 31 vjeçe, për Entertainment Tonight në tapetin e kuq në premierën e “Spencer” javën e kaluar.
Stewart, e cila portretizon princeshën e ndjerë Diana në film, shtoi se skena e fustanit të dasmës është e ngulitur në një “montazh” të disa momenteve që shkëlqejnë para syve të saj – duke përfshirë martesën e saj me Princin Charles në 1981.
“Spencer” bazohet në ngjarje të vërteta, duke përfshirë edhe atë se fundjava e festave është koha kur Princesha Diana vendosi se ishte koha për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles.
Stewart ka fituar shumë bujë për Oscar për performancën e saj në filmin, të cilin The Post e quajti “jashtëzakonisht brilant”. /Telegrafi/