Telegrafi

Kristen Stewart shkëlqen në premierën e filmit Personal Shopper

Aktorja e famshme Kristen Stewart, përveç që është dukur e mahnitshme ne premierën e filmit Personal Shopper, ka treguar edhe arsyen e prerjes së flokëve.

Ajo ka qëndruar një kohë më e tërhequr nga vëmendja e medieve përderisa është rikthyer me ndryshimin e madh në modelin e ri të flokëve. Aktorja 26 vjeçare e pyetur për këtë gjë, ka thënë se arsyeja pse i ka prerë flokët është se ky model është shumë praktik, shkruan KosovaPress.

Kristen Stewart po përgatitet për filmin më të Underwater, për të cilin edhe ka vendosur ta bëjë këtë ndryshim edhe pse një gjë të tillë nuk i është kërkuar.

Aktorja kishte mahnitur të pranishmit me fustanin e bardhe, të hapur të cilin kishte vendosur ta veshte.