Site icon Telegrafi

Kristen Stewart në klipin e Rolling Stones (Video)

Grupi legjendar, “The Rolling Stones”, e ka publikuar albumin e shumëpritur “Blue & Lonesome” dhe videoklipin e këngës “Ride ‘Em On Down”.

Protagonistja kryesore në klip është aktorja e famshme amerikane, Kristen Stewart, njofton Telegrafi. Ajo vozit një Mustang nga viti 1965 nëpër rrugët e Los Angelesit dhe kënaqet me muzikën që e ka të lëshuar.

Kënga “Ride ‘Em On Down” është një përpunim i këngës me të njëjtin titull të Eddie Taylor nga viti 1955.

Albumi Blue & Lonesome” është incizuar për tri ditë në Londër me anëtarët origjinalë të grupit, Mick Jagger (vokal), Keith Richards (kitarë), Charlie Watts (bateri) dhe Ronnie Wood (kitarë), të cilët i kanë bashkuar forcat me Darryl Jones (bas), Chuck Leavell (piano) dhe Matt Clifford (piano).

Në dy prej 12 këngëve iu është bashkuar edhe Eric Clapton (“Everybody Knows About My Good Thing” dhe “I Can’t Quit You Baby”). /Telegrafi/

Exit mobile version