Telegrafi

Kristen Stewart është fejuar me të dashurën Dylan Meyer

Kristen Stewart dhe e dashura e saj prej dyvitesh, Dulan Meyer, janë zyrtarisht të fejuar.

Ylli i “Twilight” dhe “Charlie’s Angels” bëri të ditur lajmin gjatë një shfaqje të martën në “The Howard Sterd”.

“Ne po martohemi, ne do ta bëjmë këtë”, tha Stewart në SiriusXM. “Doja të më propozonin, kështu që mendoj se kam gdhendur shumë qartë atë që doja dhe ajo e gjeti atë. Ne po martohemi, është duke ndodhur”.

Dylan Meyer dhe Kristen Stewart (Foto: Getty Images)

E!News raportoi se Kristen u takua me Meyer, një skenariste, afërsisht tetë vjet më parë derisa po punonte në një film.

Ato u panë për herë të parë në publik së bashku në gusht të vitit 2019 duke ndarë një moment intim pak pas ndarjes nga Stewart nga modelja Stella Maxwell.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kristen Stewart

Sipas People, Meyer i propozoi Stewartit, gjë që ajo tha se ishte një pikë konfuzioni mes tyre si çift.

Dylan Meyer dhe Kristen Stewart (Foto: Instagram)

“Nuk isha e sigurt nëse do të isha unë. E dini çfarë dua të them? Me dy vajza, nuk e dini kurrë se kush do të përmbushë atë rol të çuditshëm gjinor. Ishte shumë e lezetshme”.

Në të vërtetë, aktorja më parë në “The Howard Stern show” në 2019, vuri në dukje se ajo kishte në plan t’ia bënte pyetjen Meyer dhe tashmë kjo thekson se ka ndodhur. /Telegrafi/