Telegrafi

Kristen Stewart: Dua të provoj gjithçka, nuk dua ta kufizoj seksualitetin tim (Foto)

Aktorja amerikane, Kristen Stewart, e cila aktualisht është në lidhje me modelen Stella Maxwell, ka thënë se nuk dëshiron ta kufizojë seksualitetin e saj dhe është e hapur edhe për lidhjet me meshkuj.

“Disa njerëzve u pëlqen sandviçi me djathë dhe do ta hanë çdo ditë deri në fund të jetës. Unë dua të provoj gjithçka”.

Aktorja tash është në një lidhje lesbike me modelen Stella Maxwell (US Weekly)

“Nëse do ta provoj sandviçin me djathë, do të them: ‘Më pëlqen, por çka ka tjetër në meny'”, është shprehur aktorja në një intervistë për Harper’s Bazaar.

Gjatë kohës sa ishte në lidhje me Pattinson, ajo e tradhtoi me një regjisor shumë më të madh në moshë

Nga lidhjet e kaluara të Kristen, përmendim atë me këngëtaren SoKo dhe lidhjen e mëhershme me yllin e “Twillight”, Robert Pattinson.

Lexo po ashtu Kjo është e dashura e Kristen Stewart (Foto)

Gjatë intervistës, ajo ka thënë se ka qenë e dashuruar me këdo që ka qenë në një lidhje.

Kristen ishte në lidhje me këngëtaren SoKo (Rex/Shutterstock)

“Mendoni se aktroj për gjithçka? Gjithmonë e kam pranuar dualitetin tim (biseksualizmin) dhe besoj në të. Asnjëherë nuk jam ndier konfuze, vetëm se nuk kam dashur që dikush të më përqeshë për këtë gjë”, ka thënë 27-vjeçarja. /Telegrafi/

Kristen ka zgjedhur të kryejë marrëdhënie me të dyja gjinitë (Harper’s Bazaar)