Në rrugën Dervish Carra në Tetovë para pak minutash ka ndodhur një zënkë mes dy grupeve në një kafe të asaj lagjeje.
Nga burime jo-zyrtare, bëhet fjalë për zënkë mes disa personave dhe sigurimit të lokalit. Gjatë zënkës ka pasur edhe krisma.
Policia dhe Ndihma e shpejtë janë në vendin e ngjarjes. Lëndime kanë pasur edhe persona që kanë dashur të largohen nga vendi ku ka ndodhur incidenti.
Telegrafi ka tentuar të kontaktoj edhe policinë e Tetovës por nuk ka marrë përgjigje!/Telegrafi/