Site icon Telegrafi

Kris Jenner zbulon se pas vdekjes dëshiron që nga hiri i mbetur të bëhet gjerdan për fëmijët e saj

Ylli televiziv, Kris Jenner ka zbuluar dëshirën e saj të fundit në një episod të ri të “The Kardashians”.

66-vjeçarja me siguri do t’u lërë fëmijëve të saj të famshëm një trashëgimi të konsiderueshme, por ajo ka një tjetër dëshirë të çuditshme.

Nëna e gjashtë fëmijëve zbuloi dëshirën e saj pas vdekjes në episodin e kësaj jave, duke thënë se dëshiron që hiri i mbetur nga ajo të bëhet gjerdan për fëmijët e saj.

Foto: Hulu

Pasi Kris iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e kofshës gjatë episodit, vajza e saj Kim Kardashian u kërkoi mjekëve të mbanin pjesët e kockës që ishin hequr.

“Kim i kërkoi doktorit t’i ruante kockat e mia në mënyrë që ajo të bënte bizhuteri prej tyre”, tha Kris në një telefonatë me vajzën tjetër, Kylie Jenner, shkruan PageSix.

Foto: Hulu

Por Kylie mendoi se ideja ishte “e çuditshme”.

Khloe Kardashian ishte në krah të nënës së saj teksa u shërua në shtrat, e cila i tha:“Të kujtohet kur doje hirin tuaj, donit të digjem dhe të na bënin gjerdan?”

“Kjo është një ide e mrekullueshme,” u përgjigj biznesmenja. Por Khloe u pajtua me Kylie, duke thënë: “Kjo është ide e çuditshme”.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

“Unë dhe familja ime, ne flasim për testamentet, vdekjen, i tregojmë njëri-tjetrit se cilat do të ishin dëshirat tona nëse do të ndodhte diçka e tmerrshme”, shtoi Khloe në një moment rrëfimi më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version