Site icon Telegrafi

Krimineli i shokuar me dënimin: I bindur në pafajësinë e tij, Karaxhiqi ishte bërë gati për të shkuar në shtëpi!

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, e ka quajtur vendimin e Tribunalit të Hagës si “monstruoz”, pasi u dënua me 40 vjet burg, duke i kërkuar kështu gjykatës ta lirojë në mënyrë që të mund të përgatis ankesën, raporton Tanjug.

Gjatë paraqitjes së tij të parë në gjykatë pasi iu kumtua dënimi, Karaxhiq ka deklaruar se kishte pritur se do të lirohet, transmeton Telegrafi.

“Në vend të një vendimi të drejtë për lirimin tim dhe lejen për të shkuar në shtëpi, pasi unë i kam mbushur valixhet në njësinë e paraburgimit, tani e kuptova vendimin për dënimin”, ka deklaruar Karaxhiq.

“Vendimi ishte monstruoz siç edhe vet aktakuza ishte monstruoze. Për tetë vite kam marrë pjesë në proces në mënyrë shembullore, duke menduar se do t’i kontribuojë kompromisit në gjykatë”, ka shtuar ai, gjatë një seance të veçantë para Tribunalit të Hagës. /Telegrafi/

Exit mobile version