Telegrafi

​Krimineli rus Andrej Rodinov kërcënon Kosovën dhe Ukrainën

Themeluesi dhe drejtuesi i lëvizjes “Rilindja ruso-serbe”, Andrej Rodinov ka kërcënuar Kosovën dhe Ukrainën.

Me anë të një video të publikuar në mediet sociale, Rodinov thotë se serbët do të shkojnë në Prizren derisa rusët në Kiev.

“Vitin e ardhshëm, rusët në Kyiv dhe serbët në Prizren”, paralajmëron krimineli rus Rodionov duke iu drejtuar serbëve pas të shtënave.

https://twitter.com/JohnJac49044910/status/1620564465262694400?s=20&t=c1ACvorTndXbxyrrKbniRg

Më herët ai ka përmendur se së bashku me grupin Wagner, “do të shkojnë në Kosovë dhe do të ndihmojnë vëllezërit e tij”.