Telegrafi

“Krimineli më i pashëm në botë”, Jeremy Meeks takohet me një shqiptar dhe bën shqiponjën me duar në Cyrih

Jeremy Meeks (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

I njohur si “krimineli më i pashëm në botë”, Jeremy Meeks, është një nga modelët më të njohur në Evropë.

Ai është pjesë e kampanjave të ndryshme të marketingut, ndërsa nuk mungon edhe në eventet dhe ngjarjet e mëdha.

Së fundmi, Meeks, ka qenë pjesë e promovimit të një dyqani të ri parfumesh në Cyrih të Zvicrës.

Jeremy Meeks (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Ai ka pasur rastin atje që të takohet me një shqiptar, me të cilin ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Lexo po ashtu Cardi B takohet me një shqiptar, thotë se është e vetëdijshme që emri i saj në shqip është fjalë e pisët

Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ka qarkulluar me të madhe në internet, duke bërë që të komentohet në masë të madhe nga shqiptarët.

Foto: Jeremy Meeks/Instagram

Jeremy Meeks përndryshe javë më parë u bë shumë i përfolur në media, kjo pasi ndarjes nga partnerja e dytë, pasi tani ka deklaruar se është beqar. /Telegrafi/