Kishte thënë më parë se gruan e tij nuk do ta tradhtonte kurrë, por së fundmi “krimineli më i bukur në botë”, Jeremy Meeks, është fotografuar duke e tradhtuar atë.
Daily Mail ka publikuar fotografi të tij me vajzën e biznesmenit të Top-Shopit, Sir Philip Green.
Ai është fotografuar në momente intime me trashëgimtaren e markës së njohur, Chloe Green, transmeton Top Channel.
Ata janë duke kaluar pushime të nxehta në një jaht luksoz pranë brigjeve të Turqisë.
Meeks është baba i tre fëmijëve. Ai u dënua me dy vite burg në vitin 2014, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model.