Telegrafi

Krimet Ekonomike arrestojnë tre persona në Prishtinë, Prizren dhe Pejë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone: Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar tutje se pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë. /Telegrafi/