Site icon Telegrafi

Krim brenda familjes në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllain dhe kunatën brenda një agjencie turistike.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”,  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”. /Telegrafi/

Exit mobile version