Site icon Telegrafi

Krim brenda familjes në Fushë Kosovë, dyshohet se motra vrau motrën

Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku një femër 33 vjeçare është gjetur e vdekur.

Telegrafi mëson se dyshohet se motra ta ketë mbytur të motrën. E dyshuara F.S (1990) për momentin është dërguar në paraburgim.

Lidhur me rastin sot është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e cila tha se sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.

Lexo po ashtu Vdes një femër 33 vjeçare në Fushë Kosovë, policia thotë se ka elemente të dhunës

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Exit mobile version