Një person i dyshuar për vrasjes e gruas së tij në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk u mjaftua me kaq.
Ai shkoi në qytetin Prince George, ku qëlloi për vdekje djalin e tij dhe më pas veten.
Farhad Siddique, 19 vjeç, u shpall i zhdukur në Universitetin e Maryland kur policia u vu më pas në kërkim të tij.
Policët gjetën Siddique-n edhe babain e tij 57-vjeçar Nasir Siddique, i cili kishte vdekur në një parking, diku prane Universitetit të Maryland.
Sipas zyrës së Sherifit, Nassir Siddique vrau bashkëshorten e tij, 48-vjeçaren Zarqa Siddique, brenda shtëpisë së tyre në Bel Air.
Ai me pas, udhëtoi në shtëpinë e djalit të tij, të cilin gjithashtu e qëlloi e më pas drejtoi armën nga vetjaa. Nuk jepen detaje në lidhje me arsyet që e shtynë babain të kryente këtë akt.