Telegrafi

MOST krijon edhe një mjet për paraqitjen e parregullësive zgjedhore në Maqedoni

Për të zbatuar zgjedhje fer dhe demokratike, Shoqata Qytetare “MOST” ka krijuar edhe një mjet, me të cilin do t’u mundësohet qytetarëve të paraqesin parregullësitë gjatë procesit zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej sot është aktive edhe platforma http://neregularnosti.most.org.mk/ përmes të cilës çdo qytetar, do të mund në mënyrë të pavarur të paraqesë presionet, incidentet, problemet me Listën Zgjedhore, gjuhë të urrejtjes dhe shkelje tjera të lidhura me procesin zgjedhorë.

Përmes kësaj platforme, MOST njëkohësisht do të ndjek dhe evidentojë edhe publikimet në rrjetet sociale në të cilat do të regjistrohen parregullësitë, edhe atë përmes: #избори2016 dhe #нерегуларности./Telegrafi/